Bazuar në kërkesat e UNI – Universum International College, Nenit 24 paragrafi 2 të Statutit të UNI – Universum International College, si dhe Rregulloren për Përzgjedhjen e Stafit Akademik, Këshilli Drejtues i UNI – Universum International College, shpall:
KONKURS
për këto pozita me orar të plotë:
Profesor:
PhD në Psikologji
PhD në Edukatë Fizike dhe Sporte
PhD në Teknologji Ushqimore
PhD në Stomatologji
PhD në Biokimi Mjekesore
PhD në Kimi
PhD në Dermatologji
PhD në Arkitekturë
PhD në Farmaci
PhD në Biznes dhe Menaxhment
PhD në Juridik
PhD në Shkenca Kompjuterike
PhD në Infermieri
PhD në Fizioterapi
PhD në Diplomaci
PhD në Shkenca Politike
Msc. në Shkenca Kompjuterike
Kriteret
- Kandidati/ja duhet të ketë të përfunduar studimet e doktoraturës dhe të mbajë titullin PhD nga fushat përkatëse.
- Kandidati/ja duhet të jetë i gatshëm të angazhohet me orar të plotë në Kolegjin Universum
- Kandidati/ja duhet të ketë të paktën 2 vite përvojë si ligjërues/e në një institucion të arsimit të lartë.
- Kanditati/ja duhet të ketë të paktën 1 (një) publikim shkencor të indeksuar nga fusha e studimit/programit si autor i parë apo korrespondent, sipas nenit 3, pika 1.1 WEB OF SCIENCES koleksioni bërthame (SCIE, SSCI dhe AHCI) apo 1.2 SCOPUS, duke përjashtuar revistat ose shtëpitë botuese të dyshimta sipas UA 01/2018 të aprovuar nga MASHTI.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
- CV
- Diplomat e Doktoratës, Magjistraturës/Masterit dhe Baçelorit.
- Vendimi për thirrjen akademike (nëse ekziston)
- Nostrifikimi i diplomave nëse ato janë fituar jashtë vendit
- Leje qëndrimi dhe leja e punës nëse kandidati nuk është shtetas i Republikës së Kosovës
Duhet të keni së paku 1 publikim në të indekduar në Scopus/Web of Science.
Ju lutem të dërgoni Dokumentet tuaja tek emaili jobs@universum-ks.org duke shkruar në subjekt emrin e pozitës..