Shërbimi ishte aq i mirë saqë klientët filluan të kërkonin shërbime më të plota, duke përfshirë kontrollin e insekteve, zvarranikëve, shpendëve dhe kafshëve të egra. Falë shërbimeve cilësore në Amerikë, Truly Nolen vendosi të zgjerojë aktivitetin e tij në botë me një pamje dhe shërbime unike.
Truly Nolen filloj të hapë degë jashtë Amerikës që nga viti 1950 duke zgjedhur me kujdes përfaqësuesit e saj sipas standardeve dhe protokolleve të tyre, ndërsa sot Truly Nolen është prezent në 69 vende të botës duke ofruar shërbimet më cilësore dhe më unike kudo që ndodhen.
Truly Nolen në Amerikë çdo vit ndan një fond special prej 2 milionë dollarësh që përdoren për trajnime, zbulime dhe testime të kimikateve me qëllim që shërbimet tona të jenë sa më efikase.
Truly Nolen është një lider botëror në kontrollin e dëmtuesve. Metodat e saj të teknologjisë së lartë dhe punonjësit e trajnuar mirë do të ofrojnë shumë përfitime për shoqërinë duke rritur standardet e jetesës dhe duke reduktuar dëmet që lidhen me dëmtuesve.
Ne fokusohemi në ofrimin e trajnimit të cilësisë më të lartë për profesionistët tanë të kontrollit të dëmtuesve, që do të thotë se ne u ofrojmë klientëve tanë një ndër shërbimet më të mira të kontrollit të dëmtuesve.
Ne si përfaqësues, duhet të ndjekim trajnime çdo 2 vjet në: Universiteti Truly në Orlando, Florida. Gjithashtu çdo 1 vit ne vizitohemi nga departamenti teknik i Truly Nolen për të kontrolluar klientët aktualë, përdorimin e kimikateve dhe procedura të tjera.
Në këtë mënyrë, ne mund të garantojmë shërbim cilësor për të gjithë klientët dhe në këtë mënyrë të mbrojmë reputacionin e Truly Nolen.
Ne jemi bërë një kompani inovative që beson në cilësi, efektivitet, siguri dhe trajnim.
Kompani të tjera për parandalimin e dëmtuesve në vendin tonë por edhe në vende të tjera të botës përpiqen të kopjojnë standardet dhe metodat tona, por duke qenë se e dimë që ky biznes po evoluon vazhdimisht, ne gjithmonë do të perfeksionojmë metodat tona.
TRULY NOLEN është i certifikuar nga:
HACCP, AIB dhe GMP, ISO 9001:2015, ISO 14001:2015, ISO 45001:2018
Të gjitha preparatet tona kimike janë të aprovuara dhe miratuara nga:
EPA USA (Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit) www.epa.gov
MMPH (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) https://mmphi.rks-gov.net/
Jobs posted by Truly Nolen Kosovo
Nuk ka punë të disponueshme.