Restaurant “SHijo SHqip” është i vetmi vend i ushqimeve tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, por të servirura në qendër të Prishtinës në mënyrë moderne pa kaluar shumë kilometra për të shkuar tek vendi i origjinës!
Kuzhina shqiptare mbase është kuzhina më e larmishme në botë.
Ajo është një kuzhinë mesdhetare që i ka rrënjët thellë në histori
dhe e trashëguar brez pas brezi nga nënat tona.
Pavarësisht origjinalitetit të saj, padiskutim që kuzhina jonë ka ndikime të mëdha mesdhetare nga kuzhina italiane e greke, ndikime orientale nga ajo turke dhe europiane kontinentale. Të gjitha krahinat pavarësisht emërtimeve të ndryshme kanë plot gatime të përbashkëta. Gjithesesi krahina të ndryshme kanë edhe specialitete specifike. Në brendësi ne nuk e kemi të mundur t’ja u ofrojmë gjithë larminë e produkteve të kuzhinës shqiptare por herë pas here do tju suprizojmë me menynë ditore.
Jobs posted by ShijoShqip
Nuk ka punë të disponueshme.