Selmans Network është kompania amë e një grupi biznesesh dhe brendesh të profileve të ndryshme të cilat kanë të përbashkët zhvillimin e hovshëm dhe vetë-përmirësimin. Selmans Network është një kompani që rritet dhe rinohet vazhdimisht.
Sa i përket rritjes, Selmans Network në vetëm një dekadë të ekzistencës, është zhvilluar në kompaninë lidere në disa sektor biznesesh. Në vitet e fundit, Selmans Network është zgjeruar në disa sektor të rinjë biznesi, ka krijuar brende të reja dhe është bërë përfaqësues i disa brendeve të rëndësishme ndërkombëtare.
Në drejtim të rinimit dhe vetë-përmirësimit, Selmans Network angazhohet seriozisht për të ruajtur freskinë dhe elasticitetin e biznesit të vogël duke aplikuar një menaxhim horizontal ku secila hallkë vepron në mënyrë të pavarur.
Në anën tjetër, vetë-përmirësohemi duke kultivuar një kulturë të vetë-kritikës, tendencës së theksuar për të përmirësuar sistemet dhe dëshirës së zjarrtë për të aplikuar metodologji dhe teknologji të avancuar.
Vizioni
Selmans Network synon të shndërrohet në vendin më atraktiv për të punuar në Kosovë, ku përpos pagës së dinjitetshme, të gjithë ndjehen pjesë e një familjeje të madhe dhe përjetojnë rritjen e kompanisë duke u rritur edhe vet profesionalisht dhe shpirtërisht
Vlerat
Lidhja e fuqishme me Komunitetin
Kultura e vetë-përmirësimit dhe përqafimit të së resë
Ndërthurja e seriozitetit të punës me pasionin dhe vetë-përmbushjen
Misioni
Selmans Network synon të ndërtohet me të njejtin seriozitet siç ndërtohen institucionet më të besueshme shtetërore dhe të operoj me të njejtin pasion siç operojnë grupet artistike.
Jobs posted by Selmans Network
Nuk ka punë të disponueshme.