PROLAB u themelua në vitin 2010
PROLAB është laborator biokimik-klinik i cili ofron informata të vlefshme për diagnozën, prognozën, preventivën apo trajtimin e sëmundjeve te ndryshme. Falë rrjetit ndërkombëtar dhe bazuar në përvojën profesionale të stafit, PROLAB synon të ju ofrojë klientëve një gamë të gjerë të analizave biokimike.
Qëllimi ynë është të fitojmë respektin nga klientët tanë, bazuar në besueshmërinë e rezultateve duke ofruar një cilësi të standardeve të larta të analizave dhe shërbimeve gjithmonë inovative. Gjithashtu, për ne është shumë i rëndësishëm raporti etik dhe profesional me mjekun duke plotësuar hallkën e domosdoshme në drejtim të shëndetit të pacientit.
Shërbimi i shpejtë
Koha e shkurtër e përfitimit të rezultateve rutinore dhe koha e shkurtër për analiza emergjente i ndihmojnë klinicistët në ofrimin e shërbimeve me standardin më të lartë për shëndetin e pacientëve.
Digjitalizimi i shërbimit
Raportet e rezultateve të analizave u dërgohen pacientëve përmes postës elektronike, duke e kursyer pacientin.
Partneritetet
Zgjerimin e vazhdueshëm të shërbimeve e realizojmë përmes partneriteve shumëvjeçare me laboratorët e mirënjohur në botë: CEBRA (Francë), Gelisim (Turqi) dhe Sophia Genetics (Zvicër).
Pajisjet e avancuara
Pajisjet dhe reagjentët e përdorur nga PROLAB janë të standardit më të lartë dhe të inkorporuara në sistemin elektronik të të dhënave të pacientëve.
Jobs posted by PROLAB
Nuk ka punë të disponueshme.