Kosmonte Foods

Prishtina

Rreth Kosmonte Foods

Përvojën e një udhëheqësi të një biznesi privat në Evropë, atë e solli në Kosovë duke hapur kompaninë për distribuim të produkteve ushqimore. Me qëllimin që konsumatorëve të i’u ofrojmë produkte shumë inovative dhe cilësore. Të frymëzuar nga bukuritë e maleve dhe fushave të Kosovës, mori edhe emrin Kosmonte Foods, duke e zyrtarizuar themelimin e kompanisë në vitin 2000.

Me kalimin e viteve, kompania u specializua për importim dhe distribuim të produkteve të freskëta, duke i dhënë mundësinë konsumatorit të zgjedh në mes të një game të llojllojshme produktesh me origjinë vetëm nga shtetet evropiane, nga furnitor me përvojë mbi 100 vjeçare prodhimi, duke garantuar cilësi dhe siguri në ushqim. Ndër to janë produkte të qumështit, mishit, perimeve, kafe, çaj dhe produkte për gastronomi.

Në vazhdën e punës së palodhshme dhe të suksesshme, hapëm pikën tjetër të distribuimit në Shqipëri në vitin 2006 me po të njejtin program produktesh dhe me një infrastrukturë magazinimi shumë moderne dhe me standard evropian. Gjatë rrugëtimit të vizionit, Kosmonte Foods u zgjerua në tregun e Linjdes së Mesme konkretisht në Dubai, hapi poashtu në vitin 2006 filialen e saj, duke u bërë kompania e parë evropiane stabile e distribuimit të produkteve nga brendet shumë ekskluzive në këtë treg. Kompania vazhdoi zgjerimin e saj duke operuar nga viti 2016 edhe në Katar. Liferimi realizohet në kohë shumë të shpejtë dhe efikase nëpërmjet filialit tonë në Gjermani.

Sot, Kosmonte Foods është krenare me reputacionin e krijuar në nivel global, për të arriturat e deritanishme, duke u cilësuar si kompania më e specializuar për shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore të freskëta. Dhe me një prezencë masive me mbi 600 lloje të artikujve në këto tregje.

Misioni: Kujdesemi ta bëjmë jetën e konsumatorit më të shëndetshme, duke i ofruar përgjegjshmëri, ekselencë, shërbim, gjurmueshmëri dhe fokus në nevojat e konsumatorit.

Vizioni: Të krijoj besimin tek konsumatori duke qenë kështu zgjidhja më efektive për produktet e tryezës për familjen e tyre.

Teknologjia: Përdorimi dhe përditësimi i teknologjisë ka qenë pjesë produktive e kompanisë çdoherë. Kështu duke e implementuar dhe aplikuar atë, i ka mundësuar kompanisë në çdo moment të ketë informata në kohë reale, mbi gjendjen e mallit në depo, të procesoj porositë nga tereni, duke mundësuar përgatitjen e mallrave në kohë të shkurtër porositë e blerësit, liferimin dhe raporte tjera që ndërlidhen me terenin. Të gjitha këto raporte përpunohen në mënyrë elektronike nga departamentet përkatëse duke i mundësuar menaxhmentit dhe klientelës bashkëpunim, veprim dhe zgjidhje efikase.

Depot & Logjistika

Për gjatë këtyre viteve, kompania është angazhuar që të plotësoj kushtet më moderne të magazinimit, dhe me krenari mund të konstatojmë që jemi kompania e parë që ka ndërtuar sistemin e depove dhe automjeteve në regjimin plus dhe minus temperaturë. Depot janë të pajisura me mekanizma adekuat për mirëmbajtjen e mallit, janë nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi profesional që të garantojmë që ato të jenë në standarde dhe kritere të magazinimit evropian.

Logjistika poashtu shtyllë e rëndësishme për ne, duke poseduar mbi 100 automjete frigoriferike, në mënyrë që distribuimi të kryhet në çdo kohë sipas kërkesavë në treg, për t’i ofruar zgjidhjen më të sigurtë dhe produkti të arrijë në gjendjen e duhur në mënyrë strikte kushteve të mirëmbajtjes që kërkohet në produkt.

Available Jobs

Jobs posted by Kosmonte Foods

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Logjitstikë & Furnizim
Telefoni
038 733 377 038 733**** Show
Vendndodhja
Prishtina