GNTC Group është biznes familjar që nga viti 1975, me biznesin kryesor të shitjes me pakicë. Nëpërmjet fazave të zhvillimit, kompania analizoi tregun dhe vendosi se cilin drejtim kompania do të merr për të qenë konkurrues në treg.
Kompania vendosi të jetë e para në treg me koncept të hapur të department stores, që sot është e vetmja në vend me Gorenje Department Store.
Me zyre qëndrore në Prishtinë, GNTC-Gorenje Niti Tiki Company / GNTC Group sh.a është lider në tregun e Kosovës me Gorenje Department Store, që operon në qytetet kryesore dhe punëson më shumë se 650 punëtorë.
Shitjet shpërndahen kryesisht në sektorin joushqimor, i cili përbëhet nga paisjet elektroshtëpiake, mobilje, veshje, këpucë, aksesorë shtëpie etj. me një qarkullim vjetor mbi 50 milionë euro.
OBJEKTIVAT
Qëllimi kryesor i biznesit tonë është të jemi të pranishëm në çdo qytet dhe qytezë të Kosovës me Gorenje Department Stores, duke ofruar produktet dhe shërbimet tona për klientët. Qëllimi ynë është të jemi sa më pranë klientëve; për të ofruar produkte me cilësi të lartë, reputacion të fortë, shërbim të mirë ndaj klientit, mbulim më të gjerë gjeografik dhe gamë më të madhe të produkte.
MISIONI
“Të ofrojmë gjithçka që u nevojitet klientëve tanë në një vend me produkte cilësore, shërbim të klasit të pare, ambient të mirë dhe produkte me çmim të përballueshëm.”
VIZIONI
“Lider në ofrimin e shërbimeve cilësore për klientët”
Jobs posted by GNTC Group
Nuk ka punë të disponueshme.