Fluidi Corporation

Gjilan

Rreth Fluidi Corporation

FLUIDI CORPORATION me një përvojë mbi 2 dekada, ka filluar prodhimin e saj në Shtator të vitit 1994, me prodhimin e “Extra lëngjeve¨, pije të gazuara në ambalazhë plastike 1.5L , duke e plasuar me sukses në tregun vendor.

Me rritjen e kërkesës nga blerësit,
FLUIDI Corporation i ka rritur kapacitetet e saja, duke e lansuar teknologjionë më bashkohore të shteteve të zhvilluara të Evropës.

Që korporata FLUIDI Corporation është në hap me kohën, këtë më së miri e tregon investimi i bërë.

Në Mars të vitit 2003, ishte viti kur brendi i shijes botërore Jaffa Champion kishte filluar rrugëtimin e tij duke sjell për gjithë konsumatorët një gamë të gjerë të pijeve me përmbajtje të lartë të frutave si dhe llojllojshmëri shijesh.

Në një periudhë të shkurtër kohore, Jaffa Champion arriti të thyej kufijtë duke depërtuar në tregun rajonal dhe botëror.

I themeluar me qëllimin kryesor për të ofruar produkte bio, freskuese e cilësore për të gjitha grupmoshat, brendi Jaffa Champion tani mund ta gjeni në paketime të ndryshme:

– 1.5L Plastik – 0.5L Plastik – 0.2L Qelq – 0.25L

– Kanaqe – 0.25 Sport Cap – 0.2 Pouch

Vlerësimi që iu bë brendit nga konsumatorët, bëri brendi botëror të ndjek trendin edhe në shije duke sjell për konsumatorët e tij shije të reja nga viti në vit;
Dredhëz, Portokall, Vishnje, Qershi, Pjeshkë, Mollë, Multivitamin, Ice Tea , Ananas etj. Janë vetëm disa nga shijet e brendit botëror.

Përmbushja e objektives kryesore që nga themelimi, përveç që mori vlerësim të lartë nga konsumatorët anë e kënd globit, bëri që brendi të çertifikohet me dy liçenca ndërkombëtare për aplikimin e praktikave më të mira në prodhim; ISO 22000:2005 dhe HACCP.

Në vitin 2013, Jaffa Champion mori çmimin si eksportuesi numër 1 në vend.

Në vitin 2014 çertifikohet me çmimin IFS.

Në vitin 2015 çertifikata për Standardin Global për sigurinë e ushqimit.

Në vitin 2018, çertifikata Hallall.
Prioritet i kompanisë Fluidi Corporation vazhdon të jetë kujdesi i lartë ndaj konsumatorit.

MISIONI

Ofrimi i cilësisë së lartë duke u bazuar në praktikat
më të mira ndërkombëtare.

  • Ndjekjen e trendeve dhe prurjen e shijeve të reja.
  • Shtrirje globale.
  • Ekip të motivuar drejt sukseseve të përbashkëta
    dhe më përgjegjësi të lartë.

VIZIONI

Vizioni ynë është që produktet tona të konsumohen ndërkombëtarëshit, duke besuar se jemi ata të cilët po sjellim ndryshime në ekonominë vendore, por edhe duke vazhduar të kontribuojmë në qëndrueshmërinë dhe
përmirësimin e kushteve sociale, shëndetësore dhe mjedisore të komunitetit, e po ashtu duke besuar që po japim më të mirën për të forcuar frymën biznesore edhe në favor të komunitetit ku veprojmë të.

Available Jobs

Jobs posted by Fluidi Corporation

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Prodhim & Fabrikë
Telefoni
045 925 555 045 925**** Show
Vendndodhja
Gjilan