Eurosig themeluar si Kompani Sigurimesh në aktivitetin e Jo – Jetës që nga i vitit 2000 fillimisht me emrin Dardania dhe duke filluar nga dhjetori i vitit 2015 del në treg me emrin e ri Eurosig sh.a., tërësisht me kapital dhe aksionerë shqiptarë. Veprimtaria e kompanisë rregullohet në bazë e në zbatim të ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe akteve të tjera normative të dala në zbatim të tyre, si dhe mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës, Departamenti për Mbikqyrjen e Sigurimeve.
Eurosig, si kompani e konsoliduar në tregun e sigurimeve, është e shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me 8 degë dhe mbi 62 zyre përfaqësimi. Zgjerimi i rrjetit të shitjes, pozicionimi në tregun e sigurimeve me një rritje të ndjeshme dhe relativisht të shpejtë, ka ardhur si rezultat i një pune të vazhdueshme dhe i një stafi të kualifikuar të saj.
Misioni i Kompanisë
Eurosig, gjithmonë me një profil të qartë, ofron shërbime sipas standardeve europiane, duke konsoliduar pozicionin e saj dhe duke garantuar emër e reputacion tek partnerët rajonalë, europianë e më gjërë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar identitetin tonë, duke ofruar gjithmonë shërbime sa më korrekte, për të krijuar një imazh sa më të konsoliduar në tregun e sigurimeve, mbi bazat e një biznesi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt kërkesave të klientit.
Eurosig, në tregun e sigurimeve, me një staf të kualifikuar dhe me përvojë e eksperiencë të gjatë pune, do të vazhdojë të japë një garanci të plotë financiare ndaj çdo rreziku, i çfarëdo lloji qoftë.Ne jemi gjithnjë të angazhuar që Eurosig të jetë sa më tërheqës në tregun e sigurimeve, nëpërmjet rritjes së cilësisë dhe garantimit të një shërbimi të shpejtë, efikas dhe profesional ndaj klientëve, duke ofruar çmime konkuruese në rrjetin e saj të shpërndarë në të gjithë vendin..
Shërbimi ynë do të tejkalojë kërkesat e klientëve. Kjo do të arrihet nëpërmjet planifikimit strategjik, duke synuar rritjen e qëndrueshme të kompanisë, struktura fleksibël, rritjen e imazhit në publik, duke qenë sa më pranë njerëzve në situatat e vështira, për rimbursimin maksimal të dëmeve që atyre mund të ju shkaktohen.
Vizioni i Kompanisë
Grup kombëtar, me standarde europiane, që prodhon rezultate të shkëlqyera, në përputhje me kërkesat e palëve të interesuara. Është një kompani serioze në mardhënie me klientët, mirëpret çdo kërkesë të bërë nga ana e tyre dhe ju qëndron pranë deri në zgjidhjen e plotë të problemeve. Në fokus të të gjithë punëve e aktiviteteve që kryen kompania, primare ka qenë dhe mbetet shërbimi ndaj klientëve, shërbim i cili kryhet nga një personel i kualifikuar dhe me vizion të qartë në punë. Ne para klientëve jemi gjithnjë në provë, të cilën e vërtetojmë dhe argumentojmë me punën tonë.
Jobs posted by EUROSIG
Nuk ka punë të disponueshme.