Dr. Shkodrani

Mitrovicë

Rreth Dr. Shkodrani

Klinika Dentare Dr. Shkodrani – është themeluar në vitin 2000 me iniciativën e Dr. Shkodran Sejdijaj – Specialist i Kirurgjisë Maksillo-faciale

Klinika Dr. Shkodrani gjendet në rrugën kryesore – Mbretëresha Teute në Mitrovicë – Kosovë.

Klinika Dr. Shkodrani në Mitrovicë është e specializuar në implantologji, (mbjellja e dhëmbëve), kirurgji maxillo-faciale, shërbime të ortodontisë dhe shërbime të tjera të specializuara ne fushën e stomatologjisë.

Shfrytëzimi i teknologjisë së fundit në lëmin e Stomatologjisë në përgjithësi përbën misionin bazë të Klinikës Dr. Shkodrani, duke synuar hecjën në hap me praktikat dhe trendët më bashëkohore në ketë fushë, përmes vizitave në panaire të mjekësisë, seminareve dhe trajnimeve të ndryshme në regjion dhe Europë me qëllim të sjelljes së aparaturës dhe praktikave më bashëkohore në dispozicion të pacientëve tanë.

Ky institucion shëndetësorë privat punëson një personel prej 15 personave, të cilët janë Specialist të Stomatologjisë  dhe staf  i specializuar në fushën e Stomatologjisë

Klinika Dentare Dr. Shkodrani ka një degë të dytë me lokacion në Vushtrri dhe i ofron shërbimet e njëjta të specializuara si në klinikën Bazë  në Mitrovicë.

Jeni të mirëseardhur në çdo kohë për vizitë apo konsultë profesionale.

Dr. Shkodran Sejdijaj

Specialist i Kirurgjisë Maksillo – Faciale

Mitrovicë / Janar – 2011

Available Jobs

Jobs posted by Dr. Shkodrani

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shëndetësi & Mjekësi
Themelimi
2011
Telefoni
044 400 088 044 400**** Show
Vendndodhja
Mitrovicë