E themeluar më 1996 me emër dhe brend “Bylmeti”, emër ky që nënkupton të gjitha prodhimet nga qumështi, me një vizion që një ditë të jetë e aftë që t’iu plotsoj nevojat e konsumatorve vendorë me llojëllojshmëri produktesh të freskëta nga qumështi. E themeluar me një kapital modest, fillimisht perpunon rreth 200 lit. qumësht në ditë dhe vazhdon aktivitetin e saj deri më 24 mars 1999 duke arritur një kapacitet deri në 2500 lit. qumësht përpunim. Mirpo në daten e lartëshënuar kompania detyrohet ta ndërpres aktivitetin e saj për shkaqe të njohura dhe themeluesit e saj së bashku me stafin dëbohen nga forcat ushtarake dhe deportohen në Shqipëri.
Pas përfundimit të luftës, themeluesit së bashku me stafin e përgjysmuar kthehen në vend dhe objektet e kompanisë i gjejnë të djegura, ndërsa pajisjet të plaçkitura. Me mbështejen financiare të KFOR-it Anglez, arrihet të rindërtohen objektet dhe të sigurohen disa paisje elementare për të rifilluar punën, dhe me daten 29 Korrik 1999 kompania Bylmeti rifillon procesin e prodhimit sërish me kapacitet prej 200 lit në ditë. Më vonë edhe donatorë të tjerë si DFID-i Anglez, GTZ-Gjermane, USAID.. etj do ta mbështesin Kompaninë për plotësimin me paisje të domosdoshme për punë. Duke i’u falenderuar këtyre donatorëve Bylmeti arrin kapacitetin përpunues ditor deri në 3500 lit. Mirpo duke analizuar kërkesat e tregut në rritje dhe ofertat për qumësht të freskët nga fermerët, menaxhmenti vendosë që ta realizoj një kredi investuese nga Komisioni Evropian, me çrast ngrit një objekt destinues dhe paiset me paisje më moderne duke e bërë të mundur edhe rritjen e kapaciteteve përpunuese deri në 10.000 lit. qumësht në ditë. Së fundmi, një projekt zhvillimor i kompanisë ka gjetur mbështetjen e Komisionit Europian me çrast ky projekt financohet në lartësinë prej 73% në formë Granti.
Jobs posted by Bylmeti
Nuk ka punë të disponueshme.