Agrokor është themeluar në vitin 1995, në Prishtinë, Kosovë. Aktiviteti kryesor i kompanisë është importimi, prodhimi, përpunimi, ambalazhimi dhe shitja e produkteve të ndryshme ushqimore.
Agrokor është një faktor i rëndësishëm i ushqimit në tregun vendor, dhe sot njihet si një nga kompanitë kryesore në importin dhe shitjen e sheqerit kristal me origjinë nga Europa dhe tregu botëror, si dhe prodhime vendore si mielli dhe fasule të bardhë.
Misioni jonë është që të arrijmë të sjellim vetëm produkte të cilësisë së lartë, duke qenë konsistent gjatë gjithë kohës pa kompromis në kualitet.
Të gjitha produktet e Agrokor janë cilësuar si produkte të kualitetit më të lartë, nga Instituti i Shëndetësisë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Agrikulturës në Kosovë.
Në mënyrë që të jap më të mirën për konsumatorët dhe të mbajë vijën e njejtë të kualitetit ndër vite, Agrokor ka investuar në linjat më moderne për përpunimin dhe ambalazhimin e sheqerit, miellit dhe fasules së bardhë, në pako të letrës dhe polipropilenit, prej 1kg, 2kg dhe 5kg. Kapacitetet prodhuese dhe ambalazhuese janë shumë më të mëdha në krahasim me kerkesat e tregut vendor, andaj qëllimi i kompanisë në të ardhmen është zgjerimi i shtrirjes së furnizimit me produktet Agrokor jashtë kufinjëve të Kosovës dhe Ballkanit.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga produktet tona më të njohura.
Jobs posted by AGROKOR
Nuk ka punë të disponueshme.