Gjithqka nisi në vitin 2002, në një ndërtesë të vogël, praktikisht në katin e parë dhe përdhesë të banesës sime në lagjen Tophane në Prishtinë.
Në kohën kur vendi vuante ende nga plagët e panumërta të trashëguara të varfërisë, dhe të prapambetjes së thellë, vendosa ti vij në ndihmë shoqërisë sonë duke hapur spitalin tim, që e quajta Spitali ALOKA.
Fillimisht në spital janë kryer intervenime kirugjike,shërbime stomatologjike, shërbime ambulatore dhe ultrasonografia.
Spitali u hap me kapacitet për akomodimin e pak pacientëve si dhe dhomat për stafin mjekesorë dhe infermierorë. Stafi mjekësorë numëronte pak mjek, unë Dr.sc.Halit Maloku si themelues e prof. Dr. Gazmend Shaqiri si dhe stafin e infermierisë.
Numri i madh i operacioneve ishte për mua tregues i mjaftueshëm, që kërkonte zgjerim të ambientit, me qëllim që ti përgjigjesha numrit gjithnjë e në rritje të pacientave por edhe kujdesit ndaj tyre.
Në sajë të punës së palodhshme arrihet të sigurohet vendi dhe të ndërtohet objekti. Ndërtesa e re e spitalit u përurua në 2008 në lokacionin e sotëm, në Veternik, Prishtinë.
Kjo për të përmbushur kërkesën gjithnjë e në rritje të kujdesit shëndetësorë.
Jobs posted by Spitali Aloka
Nuk ka punë të disponueshme.