Universiteti i Prishtinës është themeluar me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës, më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte ngjarje historike për popullin e Kosovës, si edhe për mbarë kombin shqiptar.
Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Tani Universiteti i Prishtinës i ka 14 fakultete.
Ndërkaq, me hyrjen në fuqi të Statutit të Universitetit, më 9 korrik 2004, të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve dhe të personelit të Fakultetit të Mësuesisë dhe të shkollave të larta pedagogjike u bartën në Fakultetin e Edukimit. Universiteti i Prishtinës i ka këto njësi akademike:
1. Fakultetin Filozofik
2. Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore
3. Fakultetin e Filologjisë
4. Fakultetin Juridik
5. Fakultetin Ekonomik
6. Fakultetin i Inxhinierisë së Ndërtimit
7. Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
8. Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
9. Fakultetin e Mjekësisë
10. Fakultetin e Arteve
11. Fakultetin e Bujqësisë
12. Fakultetin e Shkencave Sportive
13. Fakultetin e Edukimit
14. Fakulteti i Arkitekturës
Jobs posted by Universiteti i Prishtinës
Nuk ka punë të disponueshme.