Firma e mirënjohur “Kosova Term” është themeluar, menjëherë pas luftës, pra që në vitin 1999/2000 dhe ka funksionuar me këtë emërtim deri në vitin 2004. Prej vitit 2004 kjo firmë punoi me emërtimin “Koha Term”, duke vazhduar me sukses dhe pa kurrfarë pengesash veprimtarinë e vet. Kjo firmë e ka arritur prestigjin e vet duke u mbështetur në përvojën e arritur duke bashkëpunuar me shumë partnerë të njohur afaristë. Ata ishin, janë dhe do të jenë gjithmonë alfa dhe omega e punës sonë kreative dhe kualitative. Falë eksperiencës, mundit, vëmendjes, furnizimit kualitativ me material më të sofistikuar evropian, firma e jonë arriti që të bëhet e njohur dhe tejet e kërkuar këtu, por edhe në tërë territorin e vendit tonë.
E gjithë kjo është arritur duke u mbështetur në përvojën profesionale të kuadrit, i cili është njëri ndër elementet kyç dhe tejet të rëndësishëm në synimet tona afariste. Andaj ky orientim u realizua me sukses dhe pozitivisht. Duke anuar dhe marshuar rrugës së mendimit e veprimit pozitiv u kemi arritur të gjitha të mirave dhe të suksesshmeve. Edhe pse është dashur shpesh që firma e jonë të ballafaqohet me disa të papritura të ndryshme e të paparapara, është arritur synimi i dëshiruar. Kjo më se shumti na ka ndodhur me rastin e ndërrimit të emërtimit të firmës siç shihet më lartë.
Por, të gjitha këto dhe pengesat e tjera janë tejkaluar dhe sot prapë jemi krenarë, të njohur dhe të papenguar në synimet dhe realizimet më bashkëkohore dhe më moderne të jetës së njeriut të sotëm. Fushë veprimtaria e kësaj firme, e cila prej vitit 2012 do të emërtohet me ORIKUM GROUP ka për t’u ngritur, ka për t’u avancuar dhe ka për t’u profeksionuar edhe më tepër. Kështu, kjo firmë e mirënjohur, pra e dëgjuar dhe tejet e dedikuar dhe e njohur për precizitetin, kualitetin dhe pedanterinë e vet, edhe më shumë do të avancohet në projektimet e veta primare, që janë
Jobs posted by ORIKUM GROUP
Nuk ka punë të disponueshme.