Themeluar në pjesën e dytë të vitit 2006 në rajonin e bukur të Rugovës në Kosovë, Rugove është kompani private e cila filloi në formë të partneritetit në mes të kompanisë sllovene Unior DD dhe partnerit lokal.
Në fillim, Rugove ofronte vetëm ujë në shishe të plastikës prej 0.5l dhe 1.5l. Pas investimeve të shumta në fabrika, resurse humane dhe në rrjetin e distribuimit, si dhe pas grumbullimit të përvojës të ekipeve të shitjes të kësaj kompanie në tregun Kosovar, Rugove sot e gëzon një linjë të zgjeruar të produkteve, përfshirë ujin në shishet e xhamit prej 0.75l dhe 0.25l, ujin në shishet e mëdha të plastikës prej 6l, ujin në fuqi të mëdha të plastikës prej 10l, si dhe një seleksion në rritje të djathrave për tregun e djathit në Kosovë.
Në vitin 2009, Rugove krijoi një central prodhimi të djathit pranë atij të ujit në Drelaj. Djathi i bardhë është shumë popullor në Kosovë dhe ka konsumin relativisht të lartë. Pjesë e madhe e Djathit të Bardhë në Kosovë është i importuar nga jashtë, prandaj fabrika e re ka perspektivë të mirë dhe potencial të rritjes. Pas sfidave të para, Djathi RUGOVE i bërë nga qumështi i freskët që mblidhet në malet e Rugoves është pranuar shumë mirë nga konsumatorët, fakt që vërtetohet nga normat e qëndrueshme të rritjes.
Si kompania e vetme Kosovare e cila ofron ujë që mbushet direkt nga burimi, djath i cili krijohet nga qumështi i freskët i lopëve të Rugovës dhe që mban çertifikime ndërkombëtare të cilat sigurojnë kualitet të lartë të produkteve dhe menaxhim modern të biznesit, Rugove është një hap përpara tregut, dhe në hap me botën.
Misioni i kompanisë Rugove është të perceptohet si brend i mishëruar me shëndet, kualitet dhe jetë të mirë. Ne përpiqemi të ofrojmë kualitetin më të lartë të mundshëm përmes të gjitha produkteve tona duke u siguruar se gjithçka e prodhuar në Rugove i shërben shëndetit të mirë dhe është produkt konkurrues në nivel botëror.
Misioni i kompanisë Rugove është të perceptohet si brend i mishëruar me shëndet, kualitet dhe jetë të mirë. Ne përpiqemi të ofrojmë kualitetin më të lartë të mundshëm përmes të gjitha produkteve tona duke u siguruar se gjithçka e prodhuar në Rugove i shërben shëndetit të mirë dhe është produkt konkurrues në nivel botëror.
Vizioni i kompanisë Rugove është ta sjellë natyrën e gjetur në bjeshkët e Rugovës brenda shtëpive në Kosovë dhe jashtë saj përmes produkteve natyrale dhe tejet të shëndetshme, prodhuar pikërisht në zemrën e rajonit të Dukagjinit në Kosovë (Rugovë) në partneritet me komunitetin Rugovas.
Jobs posted by Korporata RUGOVE
Nuk ka punë të disponueshme.