Kush jemi ne?
Kompania Për Sigurimin e Jetës “Illyria Life” sh.a., është Kompania e Parë e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas Rregullës 31 mbi Licencimin e Kompanive të Sigurimit të Jetës, me Licencën Nr. 01, që të ofroj Sigurimin e Jetës në Kosovë.
Illyria Life është anëtare e Sava Insurance Group nga Sllovenia.
Sava Insurance Group është njëra nga kompanitë më të mëdha siguruese në rajon me një përvojë mbi 100 vjeçare me prezencë direkte në gjashtë shtete dhe me prezencë biznesi në më shumë se njëqind tregje të ndryshme nëpër botë.
Misioni
Ne sigurojmë siguri financiare dhe një të ardhme fitimprurëse për punonjësit tanë, klientët tanë dhe aksionarët tanë. Ne ofrojmë zhvillim profesional dhe personal për punonjësit tanë, ne jemi partnerë të të siguruarve tanë dhe u japim atyre mbështetjen tonë të plotë, ne sigurojmë një kthim adekuat të kapitalit. Ne jemi duke zhvilluar një marrëdhënie miqësore dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit dhe shoqërisë.
Vizion
Ne do të jemi të njohur për ofrimin e shërbimeve më cilësore në industri. Duke ofruar një gamë produktesh, ne do t’i lejojmë klientët tanë të zgjedhin nivelin optimal të sigurisë financiare bazuar në nevojat e tyre specifike. Në ofrimin e mbështetjes profesionale për klientët tanë, ne gjithmonë do të udhëhiqemi nga siguria dhe kënaqësia e tyre.
Strategjia
Me një klimë pozitive, një kulturë të mirë biznesi, trajnime dhe investime në të punësuar, ne po kontribuojmë në një zhvillim të vazhdueshëm të produkteve të sigurimeve dhe në proceset më optimale të biznesit. Ne po zhvillojmë një kulturë që do të pasqyrohet në cilësinë e shërbimeve dhe në besnikërinë e punonjësve ndaj Kompanisë e tyre dhe ndaj Grupit.
Vlera
Ne jemi të përkushtuar ndaj klientëve tanë sepse ne besojmë se duke ofruar shërbime cilësore, ne po ndërtojmë marrëdhënie afatgjata. Ne besojmë që kënaqësia e partnerëve tanë është masa matëse e suksesit tonë dhe se aksionet e partënerëve tanë janë reputacioni ynë. Ne besojmë se suksesi dhe reputacioni ynë nxit përkushtimin dhe kënaqësinë e punonjësve. Ne besojmë se punonjësit tanë janë profesional, të përgjegjëshëm, inovativë dhe të përkushtuar. Ne jemi të përkushtuar ndaj klientëve tanë.
Jobs posted by Illyria Life
Nuk ka punë të disponueshme.