Emona Center

Vushtrri

Rreth Emona Center

Emona Center është kompani në sektorin e shitjes me shumicë, pakicë dhe ndërtim. Fillet si biznes i familjes Mikullovci, datojnë që nga viti 1976.
Riza dhe Agron Mikullovci si themelues, hapën rrugën e tyre tek gjenerata e re me mesazhin e vetëm që ti shërbejmë klientëve tanë me ndershmëri.
Kompania jonë karakterizohet me një rritje graduale, pa bujë e zhvillime dramatike, gjë që tregon një shembull të mirë të një zhvillimi të shëndetshëm dhe afatgjatë. Emona Center aktualisht operon me 18 pika, në 7 qytete të Kosovës. Rezultat i rritjes sonë të vazhdueshme vit pas viti është “OFERTA, SHËRBIMI DHE CILËSIA”, të cilën ua ofrojmë konsumatorëve tanë pa ndërprerje.

Sot, jemi krenarë që jemi rrjeti i vetëm i supermarketeve në Kosovë i cili është dekoruar 3 herë rradhazi me shpërblime ndërkombëtare për shërbim dhe cilësi.

INTERNATIONAL STAR AWARD for QUALITY, Geneva 2017.
INTERNATIONAL AWARD in EXCELLENCE and QUALITY, Frankfurt 2018.
QUALITY&INNOVATION and EXCELLENCE, Madrid 2021.

Në cilindo nivel që jemi, diçka që është unike është ndjenja e të qenit një familje.

Fokusi i kompanisë – Ne në fokus kemi akterët me të cilët bashkëpunojmë

Produkte kualitative – Ne sjellim produktet më
të mira në familjet tuaja

Staf i kënaqur – Ne sigurohemi që ekipi ynë
të jetë bashkëpunues

Klientë të lumtur – Knaqësia e klientit është
fokusi dhe detyra jonë

Shërbim i shpejtë – Shërbim profesional dhe i shpejtë

Korrektësi – Ne kujdesemi që të jemi korrekt

Përgatitje të stafit – Ne ofrojmë trajnimet e
nevojshme për stafin

Ekipi ynë fantastik – Pas gjërave që ju shihni, qëndrojnë njerëz fantastik që janë duke punuar me shumë pasion dhe fleksibiltet.

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Emona Center

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shitje
Themelimi
1976
Telefoni
028 572 766 028 572**** Shfaq
Vendndodhja
Vushtrri