Zyra e vendit e DVV International në Kosovë është punon ne fushën e arsimit për të që nga viti 2005. Qëllimi i sipërmarrjes është të ndërtohet një sistem efikas dhe efektiv i arsimit për të rritur.
Kosova ka rreth 1.8 milion banorë dhe është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Rreth 28 për qind e popullsisë është më e re se 15 vjeç, 65 për qind janë mes 15 dhe 64 vjeç. Shkalla e papunësisë është rreth 40 për qind; madje mes të rinjve nën moshën 25 vjeçare vlerësohet të jetë 75 për qind. Statistikisht, gratë kanë rreth tre herë më shumë gjasa të goditen nga papunësia sesa burrat. Rreth një e treta e popullsisë jeton nën nivelin kombëtar të varfërisë.
Në Kosovë, shumë nga të papunët nuk kanë shkathtësitë e nevojshme për të pasur një mundësi në tregun e punës. Për këtë arsye, DVV International punon me partnerët lokalë për të përmirësuar dhe zgjeruar ofertat për arsimin për të rritur, duke u fokusuar edhe në grupet e synuara. Grupet e posaçme të synuara janë gratë nga zonat rurale, personat me aftësi të kufizuara dhe pakicat etnike.
Së bashku me partnerë të ndryshëm, në vitet e fundit DVV International ka lansuar dhe ka nisur një numër iniciativash të rëndësishme për krijimin e kornizave të përmirësuara politike dhe ligjore për arsimin për të rritur në vend. Këto përfshijnë në veçanti Ligjin për Arsimin për të Rritur, Ligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe “Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2011 – 2016”.
Ndër pikat kryesore të punës së DVV International në Kosovë është trajnimi i mësimdhënësve në metodologjinë dhe didaktikën e arsimit për të rritur, me qëllim të kontribuimit në përmirësimin e cilësisë. Në veçanti, trajnimi i mësuesve të shkollave të mesme për qendrat e edukimit joformal dhe të formimit profesional, përmirësimi i kurrikulave dhe programeve për arsimin për të rritur dhe bashkëpunimi më i mirë ndërmjet ministrive kompetente, OJQ-ve dhe institucioneve private të trajnimit, përbëjnë thelbin e angazhimit në këtë sektor të DVV International.
DVV International në Kosovë gjithashtu mbështet përpjekjet kombëtare për të siguruar strategjitë e arsimit për të rritur në luftën kundër varfërisë. Prandaj, Instituti kualifikon vendimmarrësit dhe lidh angazhimin e tyre me qasjet rajonale dhe ndërkombëtare si pjesë e procesit të përcjelljes së të Confitea VI, Konferenca Ndërkombëtare për Arsimin për të Rritur – por edhe në lidhje me kërkesat që dalin nga perspektiva e anëtarësimit në BE. Çështjet kryesore këtu janë financimi i arsimit për të rritur përmes buxhetit publik, cilësia e mundësive për të nxënit e të rriturve (validimi dhe akreditimi i institucioneve dhe kurseve), si dhe pjesëmarrja jodiskriminuese.
Jobs posted by DVV INTERNATIONAL
Nuk ka punë të disponueshme.