BDO Kosova Sh.p.k., është një firmë anëtare e BDO International, që është rrjeti i pestë më i madhë në botë në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe taksave. BDO Kosova ofron shërbime të auditimit, të kontabilitetit, taksave dhe këshilla për biznesin si dhe shërbime tjera për një gamë të gjerë të bizneseve, institucioneve financiare dhe për organizatat jofitimprurëse.
BDO kombinon njohuritë e saj për tregun vendor me eksperiencën ndërkombëtare që rrjedh nga anëtarësia e saj në BDO International, duke u ofruar klientëve të saj shërbime të një cilësie të lartë.
Objektivi ynë është për tu ofruar klientëve tanë një shërbim të vazhdueshëm në të gjithë botën. Ne e dimë se kudo që të jeni në botë, marrëdhëniet e ngushta dhe efektive janë të rëndësishme për ju prandaj ne jemi të angazhuar për bashkëpunim afat-gjatë si këshilltari juaj i besuar.
Shërbimi i jashtëzakonshëm i klientit kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj integritetit, përgjegjësisë dhe llogaridhenies.
BDO është e përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta të etikës dhe pajtueshmërisë në përputhje me politikat e brendshme dhe ligjet dhe rregulloret e jashtme. Të gjithë punonjësit dhe partnerët tanë pritet të mbajnë Vlerat Thelbësore të BDO-së dhe të sillen deri në shkallën më të lartë të sjelljes etike, ligjore dhe profesionale. Zyra jonë e Pajtueshmërisë dhe Etikës nxit një kulturë korporative në të cilën përparësia kryesore është gjithmonë të bëjmë gjënë e duhur
Si rrjeti i pestë i kontabilitetit më i madh në botë, BDO International kombinon shtrirjen globale me marrëdhënie të forta personale. Kjo është ajo që na bën të ndryshëm.
E themeluar në Europë në vitin 1963, BDO International tani përfshin:
Jobs posted by BDO Kosova
Nuk ka punë të disponueshme.