Resort “Ujëvara e Drinit”

Pejë

Rreth Resort “Ujëvara e Drinit”

Resort ”Ujëvara e Drinit” në Radavc gjendet rreth 9 km larg qytetit të Pejës në drejtim të Rozhajës.Ujëvara e Drinit është e veqantë për nga natyra,gjendet e rrethuar me një botë të mrekullueshme, që ju ofron pushim dhe relaksim të mire, freski në dy salla, 4 terraca afër lumit dhe shumë të tjera në këto ambiente te bukura.

Nisur nga terenet në të cilat shtrihet ,,Ujëvara e Drinit” mund t’i shfrytëzoni resurset e mëdha natyrore të cilat janë tërheqëse e interesante për adhuruesit e bukurive natyrore. ,,Ujëvara e Drinit “ ju ofron shtegun e gjatë rreth 400m për rekreacion gjër te Burimi i Drinit të Bardhë që kalon nëpër kanion dhe ambiente të jashtëzakonshme.

Në këto ambiente kudo shihet e dëgjohet shushurima e ujit të kthjellët si kristali,e cicërima e zogjve.
Uji i pastër e i ftoftë,se bashku me ajrin e freskët që vjen nga Burimi i Drinit të Bardhë,e bejnë të veqantë këtë ambient sidomos gjatë diteve të nxehta të verës. Të gjitha këto ju mundësojnë: pushime ditore familjare,organizime të vogëla,festime dhe kokteje të ndryshme.

Shpella e Radacit gjendet afër Ujëvarës se Drinit të Bardhë.Shpella është e thelluar në shkrepa të cilët përbejnë majen e Rusolisë me lartësi mbidetare 2381 m. Si shpellë e lumit në të janë të radhitura disa degë, galeri, salla, koridore dhe kanale që e bëjnë mjaftë tërheqëse për vizitor të shumtë. Temperaturat mesatare në shpellë gjatë diëve të verës sillen 8-12 gradë celzius,mvarësishtë se në cilen galeri gjindemi.

Gastronomia e Restoranit ,,Ujëvara e Drinit “ karakterizohet me ushqim autokton e original të përgaditur kryesisht në furrat me dru, që do të thotë ofron një përzgjedhje të shkelqyer të kuzhinës tradicionale. Krahas ambientit e bukurive natyrore që ju ofron ,,Ujëvara e Drinit” aty do të kemi edhe mikëpritje e shërbim shumë të mire.

Galeria e fotove

Available Jobs

Jobs posted by Resort “Ujëvara e Drinit”

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Restorant & Kafiteri
Telefoni
044 525 000 044 525**** Show
Vendndodhja
Pejë