Krijimi i hapësirave të cilat bëjnë shfaqjen adekuate të produkteve len të kuptohet një seriozitet i lartë te kompanisë. Tregimi i kompanisë sonë fillon mbi bazën e resurseve të reja punuese, jemi të interesuar të ofrojmë klientëve tanë komoditetin për përzgjedhjen sa më të mirë të produkteve. Si kontraktorë të shumë kompanive ndërkombëtare dhe me produktet e shumta që ne do ofrojmë si kompani do krijojmë mundësinë e zgjedhjes më të mirë që ju duhet për shtëpinë tuaj. Synojmë që të jemi të inkorporuar në tregun ndërkombëtar të mobiljeve, duke marrë pjesë në panaire të ndryshme ndërkombëtare. Pasi që kemi krijuar efikasitetin e punës sonë garantojmë në cilësinë e punës dhe produkteve tona, kjo është si rezultat i një pune të gjatë prej 20 vitesh.
Kompania Ciao Berto është krijuar nga z. Ejup Krasniqi, në vitet e 90ta. Sot si biznes familjarë, bordi udhëhiqet nga Bekim Krasniqi, Bashkim Krasniqi dhe Blerim Krasniqi. Përvoja dhe puna kreative përgjatë viteve ka krijuar një kulturë në organizimin e hapsirave funskionale. Strategjia e kompanisë, bazohet në krijmin e fushave të reja punuese, e cila për bazë ka trendet e fundit të dizajnit. Më 1994 fillon punën kompania Ciao Berto, ndësa në vitin 1999 hapet salloni i parë i kësaj kompanie në Vushtrri. Më 2002 fabrika zgjërohet me sipërfaqe 1,500 m2, dhe fillon bashkëpunimin me kompaninë Holzer, e cila është kompani për prodhimin e makinerive punuese të mobiljeve me teknologjinë e fundit. Më 2013 Berto L.T.D, ka filluar punimet për hapjen e showroom-it, për prezantimin e produkteve të Ciao Berto-s, dhe distributorëve
Kompania është themeluar në vitin 1994 si biznes familjar. Ciao Berto projekton, prodhon dhe shet një koleksion të gjerë të mobiljeve dhe aksesorëve të shtëpisë të ndjekur nga dyer dhe dritare PVC. Që nga themelimi i tij Ciao Berto ka qenë vazhdimisht në rritje për shkak të raportit të shkëlqyer çmim-vlerë të produkteve të saj të dizajnit modern.
Stafi i trajnuar mirë, etika, qëndrimi i orientuar drejt shërbimit, inovacioni, njohuritë industriale, zgjidhjet fleksibël, metodat moderne të prodhimit dhe menaxhimi i integruar i zinxhirit të tij të vlerës përfaqësojnë pikat e forcës që kanë
e bëri kompaninë tonë një nga brendet më të njohura të mobiljeve në Kosovë dhe jashtë saj.
Në vitin 2015 Ciao Berto hapi showroom-in e parë në Kosovë me një sipërfaqe prej 8,000 m2. Në showroom-in tonë ne prezantojmë me krenari produktet tona ku klientët mund të shohin dhe ndjejnë cilësinë dhe funksionalitetin e mobiljeve dhe aksesorëve të shtëpisë.
Përveç prodhimit tonë, ne bashkëpunojmë me marka të ndryshme ndërkombëtare, pasi presim të krijojmë partneritete që sjellin vlerë dhe shumëllojshmëri për kompaninë tonë dhe klientët tanë.
Selia e Kompanisë gjendet në Prishtinë, Kosovë.
Duke qenë se klienti është në qendër të vëmendjes, përkushtimi ynë për të arritur synimet tona nuk ka të ndalur.
Jobs posted by Ciao Berto