AGROKOR

Obiliq

Rreth AGROKOR

Agrokor është themeluar në vitin 1995, në Prishtinë, Kosovë. Aktiviteti kryesor i kompanisë është importimi, prodhimi, përpunimi, ambalazhimi dhe shitja e produkteve të ndryshme ushqimore.

Agrokor është një faktor i rëndësishëm i ushqimit në tregun vendor, dhe sot njihet si një nga kompanitë kryesore në importin dhe shitjen e sheqerit kristal me origjinë nga Europa dhe tregu botëror, si dhe prodhime vendore si mielli dhe fasule të bardhë.

​Misioni jonë është që të arrijmë të sjellim vetëm produkte të cilësisë së lartë, duke qenë konsistent gjatë gjithë kohës pa kompromis në kualitet.

​Të gjitha produktet e Agrokor janë cilësuar si produkte të kualitetit më të lartë, nga Instituti i Shëndetësisë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Agrikulturës në Kosovë.

Në mënyrë që të jap më të mirën për konsumatorët dhe të mbajë vijën e njejtë të kualitetit ndër vite, Agrokor ka investuar në linjat më moderne për përpunimin dhe ambalazhimin e sheqerit, miellit dhe fasules së bardhë, në pako të letrës dhe polipropilenit, prej 1kg, 2kg dhe 5kg. Kapacitetet prodhuese dhe ambalazhuese janë shumë më të mëdha në krahasim me kerkesat e tregut vendor, andaj qëllimi i kompanisë në të ardhmen është zgjerimi i shtrirjes së furnizimit me produktet Agrokor jashtë kufinjëve të Kosovës dhe Ballkanit.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga produktet tona më të njohura.

Galeria e fotove

Available Jobs

Jobs posted by AGROKOR

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Prodhim & Fabrikë
Telefoni
045 321 271 045 321**** Show
Vendndodhja
Obiliq