KAM Kosova

Ferizaj

Rreth KAM Kosova

KAM SHPK është themeluar në Shkup në vitin 1999, si ndërmarrje tregtare e cila filloi me vetëm një market në Qendrën Tregtare të Qytetit. Emërtimi KAM është shkurtesë e mbiemrit të themeluesit Kamçev.

Kam marketi është linja e parë e marketeve të llojit hard-diskont të cilat ekzistojnë në tregun e Maqedonisë. Në Maqedoni funksionojnë 75 KAM markete në 20 qytete në tërë Republikën e Maqedonisë. Kompania ka 1200 të punësuar.

Si një prej liderëve të tregut diskont, KAM Marketi konsumatorëve të vet u ofron të gjitha grupet themelore të produkteve ushqimore dhe të atyre joushqimore me cilësi të shkëlqyer me çmime jashtëzakonisht të ulëta. KAM Marketi kënaq nevojat e tërë familjes dhe me ofertat e saja javore (katër herë në muaj) sjell risi në përditshmëri.

KAM ndjek parimet e hard-diskontit: cilësi jashtëzakonisht të lartë me çmimet më të ulëta të mundshme. Këto parime garantojnë sukses çdo dit dhe gjithandej – prakticitet, struktura të qarta në menaxhim, kolegjialitet dhe drejtësi në punë. Pas suksesit tonë qëndron asortimenti ynë i zgjedhur me kujdes. Fokusin e kemi në brendet tona dhe në brendet e dëshmuara tregtare. Kuptohet që tek ne do të gjeni vazhdimisht pemë dhe perime të freskëta me cilësinë më të lartë, si dhe llojllojshmëri të brumërave të ndryshme të pjekura. Ky koncept na siguroi sukses dhe zhvillim të shpejtë të rrjetit tonë të marketeve në Maqedoni gjatë 23 viteve.

Parimet e Kompanisë

Mjedisi ynë, rrethina dhe ndërmarrja jonë në vazhdimësi zhvillohet. Prandaj është e nevojshme që të përshtaten edhe parimet e ndërmarrjes tonë. Në të ardhmen ato do t’i plotësojmë me tri fusha: zhvillim, harmonizim me rregullat ligjore (Compliance) dhe qëndrueshmëri afatgjate të punës.

Si ndërmarrje e cila vepron ndërkombëtarisht, jemi të vetëdijshëm për praninë tonë të madhe në publik. Punën tonë e karakterizojnë parimet tona të ndërmarrjes dhe parimet e sjelljes së mirë.

  • Karakteristikë e punës tonë është kënaqësia e konsumatorëve.
  • Pozita jonë në treg përcaktohet nga kujdesi në harmonizimin e raportit çmim-shërbim.
  • Rritja jonë vazhdon edhe më tej përmes zgjerimit dhe përmes përmirësimit të vazhdueshëm të marketeve tona.
  • Si ndërmarrje e përbërë prej rrjetit të marketeve, punojmë sipas sistemit.
  • Për suksesin tonë vendimtare janë rrugët e shkurtëra të vendimmarrjes dhe proceset e thjeshta të punës.
  • I përmbahemi ligjeve ne fuqi dhe udhëzimeve te brendshme (ose: procedurave)
  • Gjatë punës sonë të përditshme marrim përgjegjësi ekonomike, sociale dhe ekologjike.
  • Puna fer dhe e drejtë është e domosdoshme drejte çdonjërit person në kompani
  • Respektohemi dhe mbështetemi në mënyrë të ndërsjellë.
  • U përmbahemi marrëveshjeve në frymën e besimit.
  • Klima e punës gjatë punës tonë të përditshme karakterizohet me lëvdata, mirënjohje dhe aftësi për pranimin e kritikave.
  • Jemi të rrethuar me punëtore lojal – në çdo sektor është siguruar edhe zëvendësimi.

Galeria e fotove

Cilësi e lartë,çmime të ulta!

Available Jobs

Jobs posted by KAM Kosova

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shitje
Company size
1200 employees
Themelimi
1999
Telefoni
045 300 538 045 300**** Show
Vendndodhja
Ferizaj