CONCORDIA Projekte Sociale është organizatë ndërkombëtare, e pavarur dhe bamirëse, e përkushtuar për t’ju ndihmuar fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve në nevojë. Organizata përpiqet të ndihmojë shpejtë dhe drejtpërdrejt në vendin e ngjarjes duke shkuar aty ku nevoja është më e madhe. Përmes punës së saj, CONCORDIA u mundëson fëmijëve t’a gëzojnë një fëmijëri të lumtur dhe të shëndetshme. Ajo qëndron krah fëmijëve dhe adoleshentëve në udhëtimin e tyre drejt një jete të vetë-vendosur duke krijuar mundësi për ta përmes arsimit dhe aftësimit profesional. Në të njëjtën kohë, organizata përqendrohet në ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme dhe forcimin e familjeve.
CONCORDIA udhëhiqet nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe të njeriut. Ne këtë mënyrë, ajo kontribuon në krijimin e një shoqërie të hapur e të bashkuar.
Ne shkojmë atje ku nevoja për ndihmën tonë është më e madhe dhe atje ku të tjerët nuk shkojnë. Ne punojë drejt zgjidhjeve individuale për fëmijët, adoleshentët dhe familjet në nevojë. Ne nuk heqim dorë asnjëherë nga askush. Orientimi ynë është drejt një vizioni humanist dhe vlerave të krishtera. Jemi të hapur ndaj kulturave dhe feve të tjera. Ne veprojmë në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme duke punuar profesionalisht.
Ne përdorim zemrën dhe trurin tonë. Ne bazohemi në bashkëpunëtorët, vullnetarët, miqtë tanë kompetentë dhe ne shpresojmë në zemërgjerësi.
Jobs posted by Concordia Kosova
Nuk ka punë të disponueshme.