M.E. Display është një kompani e specializuar në shitjën e lëndëve të para dhe pajisjëve në industrinë e shtypit, si dhe furnizimin me materiale për reklamim përmes përfaqësive të brendëve të njohura botërore.
Për nëvojat e zyrës qëndrore në Çagllavicë-Lagjja Marigona, kompania ”M.E Display”, shpall konkurs për vende të lira pune për pozitat si në vijim:
POZITA: Shitës/e
Qëllimi i kësaj pozite është që i punësuari të bëjë shitje direkte,brenda showroom-it dhe të ketë përvojë bazë në shitjën e pajisjëve të ngjashme.
Përgjegjësitë
- Të përfaqësojë kompaninë në mënyrë profesionale dhe pozitive
- Të përpiloj faturat e daljes së mallit nga pika shitëse
- Të verifikoj pagesat e blerësve për të cilët duhet të përpiloj fatura
- Të përcjell faturat tek përsonat përgjegjës në kompani për evidentim në program
- Të jetë thellësisht i informuar dhe i përditësuar me zgjedhjet , produktet dhe veçoritë e asortimantit të kompanisë
- Të kontrolloj,raportoj dhe mbyll porositë e hapura
- Të përpiloj raporte mbi punën e kryer me kërkesë të menaxherit
- Shërbim dhe kujdes ndaj konsumatorit, prezentimi i produktëve për të drejtuar klientin drejt produktit më të përshtatshëm
- Kujdesi për marrjën, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe rënditjen e produkteve sipas rregullorës së firmës
- Evidentimi dhe përcjellja e kontratave me blerës kryesor
- Operacionet e arkës dhe faturimi i rregullt drejt klientëve
- Përcaktimi i mënyrës së pagesës dhe hulumtimi i aftësisë paguese të klientit
- Prezantimi i të gjitha tiparëve të produkteve
- Hulumtim i reputacionit të biznesit të blerësit gjatë shitjëve fillestare
Aftësitë dhe kualifikimet
- Kandidatët duhet të kenë te paktën të kryer shkollimin e mesëm ,diploma universitare është një përparësi
- Përparësi me përvojë pune dy vjecare të dëshmuar në sektorin e shitjes
- Komunikativ/e dhe i besueshëm/e gjatë kontaktit me blerës
- Njohje e mirë e punës me kompjuter dhe e pakos Office
- Njohje e softverit financiar për faturim
- Mbron vlerat e kompanisë duke e mbajtur informacionin konfidencial
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cakura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-in e tyre përmes email adrese elektronike apliko@medisplay.eu.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet do të ftohen në fazat e metëjshme të rekrutimit.